Zbulohet e vërteta e “sherrit” mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit

Modelja Aurela Hoxha dhe fotografi Endrit Mërtiri kanë një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin e cila numëron shumë vite.

Modelja Aurela Hoxha dhe fotografi Endrit Mërtiri kanë një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin e cila numëron shumë vite. Nëpër evente të ndryshme ata janë parë gjithnjë bashkë, dhe në mendjen e njerëzve dyshja është e pandashme. Kështu ditën e djeshme, teksa dolën fotot e ditëlindjes së fotografit, i cili mbushi 27-vjeç, në festën e zhvilluar u vu re mungesa e Aurelës.

Menjëherë portalet nxituan të aludonin për një krisje të marrëdhënies së tyre, duke ju referuar si shkak mungesës së Aurelës në një ditë kaq të rëndësishme për Mërtirin. Megjithatë zbuluam se mes fotografit dhe modeles nuk ka ndodhur asnjë konflikt. Shkak për mungesën e Aurelës, ka qenë pikërisht distanca, pasi modelja prej disa kohësh është zhvendosur në Barcelonë së bashku me Dorina Gegiçin.