Kryeministri Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka takuar drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefin me të cilin ka folur për gjendjen në të cilën gjendjet kjo kompani.
Sipas tij, Qeveria angazhohet për qëndrueshmëri biznesore dhe financiare të Telekomit.
“Prita në takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile. Qeveria e vendit angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në Facebook.