Drejtori për produkte në këtë kompani, Donovan Sung, ka njoftuar se kompania është afër që të kalojë shifrën e 71 milionë pajisjeve të shitura për një vit, të cilin rekord e kishte arritur më 2015.
Sipas njoftimit nga Xiaomi, kompania ka shitur 70 milionë pajisje vetëm në dhjetë muajt e parë të 2017-s, ndërsa kompania planifikon që të shesë 90 milionë telefona deri në fund të vitit.
Sa i përket planeve për vitin e ardhshëm, kompania synon të shesë së paku 100 milionë njësi.