Pasojat e mundshme shkatërruese të ‘Bitcoin’: Korab Sejdiu pyet ministrin e Financave

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se vendet e varfra, si Kosova, shpesh herë bëhen viktima të skemave mashtruese...

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se vendet e varfra, si Kosova, shpesh herë bëhen viktima të skemave mashtruese “bëhu-i-pasur-shpejtë”.

Sejdiu lidhur me shqetësimin e tij për ‘Bitcoin’ që edhe analistët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar për rrezikun që sjell kjo valutë, ka vendosur t’i parashtroj ministrit të Financave një pyetje parlamentare, transmeton lajmi.net.

“Në vendet e varfra dhe të pashpresa si vendi i ynë, qytetarët shpesh bëhen viktimë e skemave mashtruese “bëhu-i-pasur-shpejtë”. Shumë analistë me renome paralajmërojnë se kriptovalutat janë një skemë e tillë. Një numër i madh i qytetarëve tanë po investojnë në kriptovaluta, duke rrezikuar edhe asetet me elementare personale. Rrjedhimisht, nesër planifikoj të parashtroj një pyetje parlamentare për Ministrin e Financave, si mënyrë për të ngritur vëmendjen e ekzekutivit për këtë çështje shumë të rëndësishme dhe mundësisht shkatërruese për ekonominë tonë”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Sejdiut pyet Ministrin e Financave, Bedri Hamza se a ka ndërmarr Ministria e Financave ndonjë plan konkret për adresimin e kriptovalutës dhe për të parandaluar pasojat shkatërruese për ekonominë tonë.

Pytja e tij rrjedh kësisoj:

“Z.Ministër, pasur parasyshë se disa analistë me renome ndërkombëtare kanë paralajmëruar lidhur me rrezikun e investimeve në kriptovaluta dhe kanë vlerësuar kriptovalutat si fluska apo skema piramidale që do të përfundojnë me debakël për investitorët, si dhe pasur parasyshë pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve tanë në këto investime, a ka Ministria e Financave ndonjë plan konkret për të adresuar kriptovalutat dhe për të parandaluar pasojat potenciale shkatërruese për ekonominë tonë delikate”, ka thënë ai.
Dhe nëse po, atëherë, cilat janë ato veprime që Ministria e Financave planifikon të ndërmerr, veçanërisht duke pasë parasyshë urgjencën e trajtimit të kësaj çështjeje”.

Kujtojmë, se ‘Bitcoin’ (kriptomonedha) është një rrjet që mundëson një sistem të ri të pagesave dhe është para tërësisht digjitale. Ai është rrjeti i parë i decentralizuar i rrjetit të pagesave ‘peer-to-peer’ që është e kontrolluar nga përdoruesit e saj dhe jo nga ndonjë autoritet qendror apo ndërmjetësues.