Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, në një konferencë për media ka bërë publike kontratën mbi 1 mijë faqe për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
MZhE kishte premtuar se kontrata do të publikohej menjëherë pas nënshkrimit, por Lluka ka shpjeguar se kishin pritur miratimin me shkrim nga kompania “Contour Global” që kontrata ta bëhej publike.
Ai tha se kontrata do të jetë publike në të gjitha format dhe e qasshme për të gjithë.
Sa i përket rritjes së çmimit të energjisë, ministri tha se nuk mund të flitet se sa mund të jetë çmimi i rrymës.
Obligimet e qeverisë së Kosovës sipas tij, janë që të furnizimi me thëngjill dhe ujë, por nuk do të ketë obligime financiare u zotua ai, raporton ekonomia online.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të publikojë dokumentet që ndërlidhen me ofertimin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” dhe procesin e privatizimit të KEDS-it.
Marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global” kap vlerën mbi 1 miliard euro dhe konsiderohet si projekti më i madh në historinë e Kosovës.
Ajo u nënshkrua më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe parasheh investimi prej 1.3 miliard euro duke vënë në funksion njësinë e re prej 500 megavatesh brenda një periudhe katërvjeçare.
Me komponentë e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.
Termocentrali i ri do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.“Contour Global” do të siguron kapitalin 30% të vlerës se projektit dhe kreditë e institucioneve ndërkombëtare financiare.