Sipas “Quartz”, shumë kompani prestigjioze kanë mirëpritur arabet në ulësen e shoferit.
“Mirë se vini në ulësen e shoferit”, “Gratë në Saudi mund të vozisin”, e shumë mesazhe të tjera janë postuar nga kompanitë si Nissan, Ford dhe VW.
Ky shtet është i 21 në botën e autoindustrisë dhe më i madhi importues në rajon. Gjysma e popullatës atje është nën 24 vjeç.
Pasi që ligji i ri do të kalojë së shpejti, Arabia Saudite pritet të shtojë rreth 9 milionë shoferë të rinj në vitet e ardhshme.
Vendimi hyn në fuqi në qershor të vitit 2018.