Alketa Vejsiu fillon përgatitjet finale para festivalit të ‘Sanremos’

Alketa Vejsiu fillon përgatitjet finale para festivalit të ‘Sanremos’

Alketa Vejsiu po shënon sukses të ri në karrierën e moderatores.

Alketa Vejsiu ka disa javë që ka udhëtuar në Itali për t’i bërë përgatitjet e fundit para festivalit muzikor ‘Sanremo 2020’ ku moderatorja shqiptare do udhëheq festivalinpërkrah emrave të njohur botëror, shkruan lajmi.net.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe në Instagram ku duket mjaft elegante dhe entuziaste para fillimit të një prej festivaleve më prestigjioze ku ajo ka moderuar.

“Gati për Sanremo, kanë mbetur vetëm edhe dy ditë”, ka shkruar Alketa teksa realizoi një fotosesion me kostumin e saj luksoz “Dolce Gabbana”.