5 shkurti është datë shumë e veçantë për Çiljetën.
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga sot feston ditëlindjen, por akoma më speciale këtë ditë për të e bën fakti se në të njëjtën ditë me të feston edhe djali i saj, shkruan lajmi.net.
Çiljeta sot u bë 35 vjeçe, ndërsa Fernando u bë plot 7 vjeç.
Natyrisht se për këtë datë të shënuar për këngëtaren nuk munguan urimet nga personat më të dashur për të.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Çiljeta u publikua në gusht të vitit të kaluar, bëhet fjalë për këngën “A je mirë?” në duet me Estton.