Dua Lipa shpërndan fotografi nga performanca në Sanremo

Dua Lipa shpërndan fotografi nga performanca në Sanremo

Në skenën e edicionit të sivjetmë të festivalit të popullarizuar italian, Sanremo, ka performuar edhe shqiptarja e famshme, Dua Lipa.

24-vjeçarja e elektrizoi skenën gjatë interpretimit të të premtes mbrëma duke tërhequr vëmendje të madhe me veshjen e saj. Ajo kishte veshur një fund të zi të shkurtër, të ndërthurur me dorezat dhe të brendshmet me material sateni në pjesën e sipërme.

Dua zgjodhi ta interpretonte këngën “Don’t Start Now” që është lansuar në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja i ka publikuar disa fotografi nga performanca e saj, ndërsa në përshkrim e ka falënderuar festivalin.

Kujtojmë që Dua nuk ishte shqiptarja e vetme në ‘Sanremo 2020’, pasi në këtë edicion ka prezantuar moderatorja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu.