Morena Taraku paralajmëron vetëvrasje për këtë arsye

Morena Taraku paralajmëron vetëvrasje për këtë arsye

Këngëtarja dhe modelja e mirënjohur shqiptare, Morena Taraku, po ka probleme të shumta me veturën ‘Bentley’ e cila u paraqit para një kohe në Doganën e Kosovës, problem ky dje publikoi edhe audio-incizimet ku dëgjohet biseda e ‘eskaluar’ e modeles me personin që kishte dhuruar veturën në vlerë prej 235 mijë euro, por që doli të jetë e vjedhur.

Në këtë audio-incizime, Morena shkoi shumë larg, duke paralajmëruar se do ta lë një letër ku i gjithë faji do t’i mbetet personit në fjalë e më pas edhe do të bëjë vetëvrasje.

“Jom tu t’u lutë n’krytë e ***** çoma se pasha krytë e babait, treni i parë që vjen kom me i dal përpara edhe kom me lon letër te ******* që ti e ke bo.

Unë jom tuj t’lut çoma lokacionin, live. O çoma lokacionin.“ – dëgjohet duke folur me emocione, Morena.

Skandali i cili u bë i madh para pak muajsh me ‘Bentley-n’, e Morenës, po vazhdon të jetë një ndër temat kyçe në mediat rozë.