Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë: Një mungesë që se ka fundin në tokë e as qiell

Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë: Një mungesë që se ka fundin në tokë e as qiell

Ajo është njëra prej aktoreve më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Fjala është për artisten e njohur Fiona Gllavica, bukuroshen e cila ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve tash e disa vite. E njëjta njëherësh është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa ndan me ndjekësit fotografi e video të ndryshme. 

Gjatë ditës së sotme, ajo ka kujtuar nënën e ndjerë, e cila ishte ndarë nga jeta gjashtë vite më parë për shkak të një sëmundjeje.

“Është e papërshkrueshme veç ideja se duhet të shkruaj për një mungesë që se ka fundin në tokë e as qiell. Veç ëndërrtart’ e dijnë se sa e pa prekshme është dhimbja e të jetuarit me zemrën gjysmë, pa zërin që mrekullon qetësinë dhe shikimin përkëdhelës të nanës. S’kam guxuar ende ta quaj botën mizore, sepse kujtimi yt dhe vepra yte i ka dhënë rrugëve të jetës dashninë e paramendume. S’guxoj të bërtasë për boshllëqet sepse kam mësuar nga më e mira, që zemrat duhet të rrahin në plotësi edhe në ditët me shi. Më mungon nanë, u bë kaq kohë”.