Bëhet fjalë për dy artistët e njohur Mozziku dhe Loredana, që mbesin në krye të lajmeve rozë për secilin veprim që bëjnë.
Ishte Mozziku ka hapur zemrën për të folur sot me ndjekësit e tij në një bashkëbisedim online në Instastory me adhuruesit e tij, duke mos hezituar të përgjigjet.
Njëra nga pyetjet kishte të bënte me atë se nëse është penduar për ndonjë veprim që ka bërë në jetë, e që ka lënë të nënkuptohet se kishte të bënte me ndarjen nga Loredana.
“Asnjë gjë. Çdo gjë që ndodh nuk është rastësi, kështu që gjithçka është për një arsye, s’ka vend për pishman”, u përgjigj Mozzik.
Kujtojmë se Mozziku dhe Loredana janë ndarë prej disa muajsh, ndërsa janë prindër të vajzës, Hana.