Pamela Anderson ndan mesazh në lidhje me tradhtinë, pak ditë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Jon Peters

Pamela Anderson ndan mesazh në lidhje me tradhtinë, pak ditë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Jon Peters

Pamela Anderson ditë më parë i ka dhënë fund martesës 12 ditëshe me producentin e njohur Jon Peters.

Ylli i “Baywatch” së fundmi ndau në InstaStory një mesazh inkurajimi pas ndarjes nga bashkëshorti i saj.

“Ne të gjithë po marrim pjesën tonë në këtë botë të çmendur”, shkroi  ajo. “Për sa kohë që po mundohemi jemi të gjallë. Për sa kohë që njohim  marrëzinë jemi të shëndoshë”.

Ajo vazhdoi: “Është më mirë të tradhtosh sesa të mos kesh besim, më  mirë të zhgënjehesh sesa të mos e duash. Mos u drejto kurrë nga dhimbja,  vetëm përballesh me atë dhe ajo do të kalojë”.

Mesazhi është ndarë me një fotografi bardh e zi të aktores 52-vjeçare.

Të hënën, Peter, 74, pretendoi për Page Six se ai pagoi “gati 200,000 dollarë në fatura të Anderson”.

Anderson u martua me Peter, producentin e filmave, në një ceremoni  private në fund të janarit. Ndarja e tyre u njoftua në fillim të këtij  muaji.

“Ne do të ishim shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, pasi po marrim  pak kohë për të rivlerësuar atë që duam nga jeta dhe nga  njëri-tjetri”,  tha Anderson në një deklaratë të dhënë për Fox News.