Kënga e re e Mozzik po pëlqehet shumë nga fansat e tij.
Mozzik me rastin e ditës së të dashuruarve solli projektin muzikor me titull “Auf Wiedersehen”, shkruan lajmi.net.
Këtë këngë, reperi e solli në gjuhën gjermane, ndërsa në kanalin YouTube ka marrë afro 10 milionë klikime.
Projekti i Mozzik është renditur i pari këtë javë në tabelat gjermane, sukses ky i madh për artistin shqiptar.
Për ndryshe, edhe pas publikimit të kësaj kënge, reperi ka vazhduar të punojë rreth këngëve të reja.