Ana Kabashi mahnit me një ‘selfie’, ndërsa i pyet fansat për këngë të re

Ana Kabashi mahnit me një ‘selfie’, ndërsa i pyet fansat për këngë të re

E njohur për linjat e mahnitshme trupore, Ana Kabashi arrin në qendër të vëmendjes sa herë që shpërndan imazhe në profilet e saja në rrjetet sociale.

Këngëtarja veçohet për figurën e saj dhe për këtë ka meritë angazhimi i vazhdueshëm në palestër.

Bukuroshja shpeshherë ndan imazhe nga ushtrimet e saja, përmes të cilave ka arritur të formësojë forma të admiruara trupore.

Prandaj, sa herë që poston fotografi, tërheq interesimin e faqeve rozë që vënë në pah dukjen e saj mahnitëse.


Në ndërkohë, Ana e ka publikuar edhe një fragment nga videoklipi i këngës “Dashni”, me ç’rast i ka pyetur fansat nëse duan këngë të re.