Yllka Kuqi, Baby Brown dhe Cengiz Elmaz sjellin këngën e re “Self Made Superstar”

Yllka Kuqi, Baby Brown dhe Cengiz Elmaz sjellin këngën e re “Self Made Superstar”

Reperët Baby Brown, Cengiz Elmaz dhe këngëtarja e njohur shqiptare Yllka Kuqi, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Self Made Superstar” titullohet kënga e tyre, e cila flet për vetë-deklarimin e një artisti drejt termit yll.

Kënga është punuar nga Engine Studio, gjersa tekstin e kanë shkruar vet interpretuesit e këngës.

Klipi është mjaft veror me skena atraktive, në të cilin këngëtarja shqiptare nuk heziton të vërë në pah figurën e saj elegante të trupit.

Ana vizuale i është besuar produksionit XL Films.

Yllka Kuqi përndryshe ditë më parë është bërë nënë, duke sjell në jetë një vajzë të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj e pagëzuan me emrin Luiza.