Loredana rrëmben një tjetër trofe

Suksesi i Lorendanës nuk ka të mohuar, dhe këtë e tregon edhe fakti se ajo ka filluar të rrëmbejë çmime për muzikën e saj.

The Swiss Music Awards u mbajt të Premten në mbrëmje në KKL në Lucern me disa qindra të ftuar – pasi numri i të ftuarve ishte zvogëluar pasi Këshilli Federal kishte ndaluar më parë ngjarje në shkallë të gjerë me mbi 1000 njerëz.

Këtë mbrëmje Loredana u nderua me çmimin “Best Breaking Act”.

Kujtojmë që reperja e famshme në trojet gjermano-folëse, fitoi çmim edhe në MTV EMA 2019 të mbajtur në Seville të Spanjës.

Ajo ishte e nominuar në kategorinë e “Best Swiss Act” në të cilën edhe fitoi.