Dua Lipa ndodhet në Australi.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, aktualisht ndodhet në Australi, shkruan lajmi.net.
Ajo me performancën e fundit atje ngiti në këmbë një numër të madh të publikut i cili këndonte e brohoriste së bashku me të.
E sot këngëtarja ka gjetur pak kohë për veten dhe po shijon ditët e nxehta atje.
Dua i ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram dhe shihet se po kalon momente të këndshme e shoqëruar nga një pamje e qetë e përrallore.