Drake publikoi një videoklip me dy këngë

Drake publikoi një videoklip me dy këngë

Në fund të muajit shkurt, Drake vendosi t’i publikonte dy këngë, “When to Say When” dhe “Chicago Freestyle”, ndërsa është interesante se i publikoi në një videoklip muzikor.

Reperi nuk ka bërë diçka të tillë në të kaluarën, ndërsa videoja e publikuar përbëhet nga dy pjesë.

Në pjesën kur këndohet “When to Say When”, Drake shfaqet duke ecur nëpër Brooklyn, derisa në pjesën e dytë, “Chicago Freestyle”, ai i udhëheq fansat drejt vilës së tij në Toronto.

Në videoklipin katërminutësh nderohen edhe kolegët e reperit, Jay-Z dhe Eminem, këngët e të cilëve, “Song Cry” dhe “Superman”, përfshihen në këtë projekt.

Këto janë dy këngët e para solo të 33-vjeçarit në vitin 2020, ndërsa më herët gjatë këtij viti e ka publikuar bashkëpunimet me Future, “Life is Good” dhe “Desires”.

Ai e ka paralajmëruar albumin e ri që do të lansohet gjatë këtij viti, mirëpo ka thënë se nuk është i sigurt për datën se kur do të publikohet.