Britney Spears uron të dashurin 12 vjet më të ri për ditëlindje dhe publikon fotografi atraktive krah tij

Britney Spears uron të dashurin 12 vjet më të ri për ditëlindje dhe publikon fotografi atraktive krah tij

Britney Spears ka treguar më shumë dashuri për partnerin e saj, Sam Asghari, në prag të ditëlindjes së tij të 26-të.

“Urime ditëlindjen më herët”, Spears, 38-vjeçare, ka shkruar të hënën  në Instagramin e saj. “Unë e dua atë më shumë se gjithçka. Urime  ditëlindjen Sam Asghari”.

Këngëtarja e “Toxic” ka publikuar një sërë fotografish me të dashurin e saj, me të cilin ka filluar të takohet që nga viti 2016.

Në një pozë, ata janë duke buzëqeshur, në tjetrën dyshja shfaqen të  përqafuar me njëri-tjetrin, gjersa tregojnë se janë më të lumtur se  kurrë.

“Dhurata më e mirë e ditëlindjes është buzëqeshja juaj”, ka shkruar  26-vjeçari në postimet e njëjta që ka ndarë në Instagramin e tij.

Spears këtë muaj njoftoi se ka thyer këmbën e saj, gjersa publikoi  një video duke vallëzuar në rrjetet sociale, madje momentin kur ndodhi  incidenti.

Megjithatë, në këtë situatë të vështirë ajo kishte pranë partnerin  duke i thënë se, “Kur thyeni diçka, ajo ka tendencë të shërohet më fort  sidomos kur jeni vajza ime”.