Motrat binjake, Nikki dhe Brie Bella janë të frikësuara nga coronavirusi

Motrat binjake, Nikki dhe Brie Bella janë të frikësuara nga coronavirusi

Nikki dhe Brie Bella janë të frikësuara mjaft shumë  nga coronavirusi ndërsa kanë folur së fundmi rreth përhapjes së tij në  mbarë botën.

Motrat binjake dhe yjet e WWE janë aktualisht të dyja shtatzënë, dhe  në një intervistë për “The Talk” të enjten, ato kanë folur për frikën  nga ky virus.

“E di, Brie dhe unë, ne të dyja jemi të frikësuara”, ka thënë Nikki,  36-vjeçare. “Në fillim të shtatzënisë kam pasur gripin, por jo më”.

Nikki e përshkroi eksperiencën e saj me gripin të tmerrshme.

“Mbaj mend që i thashë Brie se më mirë do të thyeja qafën përsëri se  sa të kem gripin”, vazhdoi Nikki. “Tani që kjo po ndodh, madje edhe duke  qenë shtatzënë, sistemet tona janë më të ulëta, ne mund t’i kapim  gjërat shumë më lehtë, dhe unë thjesht i inkurajoj njerëzit: Nëse jeni i  sëmurë, qëndroni në shtëpi”.   

Ato gjithashtu kanë folur edhe për kremtimin e lajmit se të dy motrat ishin shtatzënë në të njëjtën ditë.

“Ne të dyja ishim të tronditura”, shpjegoi Nikki. “Duke qenë binjake  dhe yje , gjithmonë është një përceptim si ‘Oh ato e kanë bërë me  qëllim’. Por ne nuk e bëmë këtë”. “Ajo zbulon se është shtatzënë dhe më  pas dy ditë më vonë … e kuptova edhe unë se isha shtatzënë”, tha Nikki.

Ato sqaruan se kanë vetëm një javë e gjysmë diferencë dhe në bazë të ultrazërit foshnjet duken shumë të ngjashme.