“Stupid Love” e Lady Gagas ndërpret një konferencë në Itali ndërsa diskutohej për coronavirusin

“Stupid Love” e Lady Gagas ndërpret një konferencë në Itali ndërsa diskutohej për coronavirusin

Këngëtarja e famshme botërore, Lady Gaga, ditë më parë  prezantoi këngën e re “Stupid Love” të cilën e kishte xhiruar me Iphone  Pro 11 në një shkretëtirë.

Megjithatë, ky projekt së fundmi ka ndërprerë një konferencë të  rëndësishme për media ndërsa diskutohej për coronavirusin në Itali, pasi  kënga u lëshua rastësisht nga një pjesëmarrës.

Kjo situatë e krijuar rrëmbeu një sërë të qeshurash nga të pranishmit  gjatë një kohe më serioze për anëtarët e komitetit në dhomën e  transparencës në rajonin e Liguria, që ndodhet në veri-perëndim të  Italisë.

“Një këshill në Itali mbajti një takim në lidhje me Coronavirusin,  dhe #StupidLove filluan aksidentalisht të luanin nga telefoni i dikujt”,  ka shkruar Gaga Media në një postim në Twitter.

Mendohet se ka më shumë 1,128 raste të prekur nga coronavirusi në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të infektuarve sipas rajoneve të pozitiveve: Lombardia 615,  Veneto 191, Emilia-Romagna 217, Piedmont 11, Liguria 42, Marche 11,  Tuscany 11, Sicily 4, Lazio 6, Campania 13, Puglia 3, Bolzano 1, Abruzzo  2, Calabria 1, por ka edhe 105 persona në kujdesin intensiv.“Stupid Love” përndryshe për vetëm gjashtë ditë ka grumbulluar mbi 25 milionë shikime në YouTube.