“Hollywood-i” mund të përballet me humbje shkatërrimtare për shkak të koronavirusit

“Hollywood-i” mund të përballet me humbje shkatërrimtare për shkak të koronavirusit

Shpërthimi i koronavirusit mund t’i shkaktojë humbje prej 5 miliardë dollar “Hollywood-it”.

                                                                                                                

Përhapja ndërkombëtare e koronavirusit mund  t’i shkaktojë humbje industries së filmit deri në 5 miliardë dollarë,  sipas The Hollywood Reporter.

Kjo goditje filloi që kur teatrot kineze u mbyllën javët e kaluara  dhe tani rastet në të gjithë Italinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë, vetëm  se po intensifikojnë shqetësimet, shkruan DailyMail, transmeton  lajmi.net.

Ndërsa, 5 miliardë dollar është vlerësimi actual, shifra mund të  rritet edhe më shumë nëse vazhdon rritja e të infektuarve në SHBA, ku  deri tani ka pasur 100 raste të konfirmuara.

Aktualisht, virusi ka infektuar mbi 90 mijë persona. Sëmundja e  frymëmarrjes, e njohur si COVID-19 ka lënë më shumë se 3000 të vdekur në  mbarë botën.

Përhapja e tij ka bërë që mbi 70 mijë teatro kineze të mbyllen për  disa javë, duke shkaktërruar tregun e dytë më të madh në botën e filmit.

Gjatë festës së Vitit të Ri kinez, nga 24 janari deri më 23 shkurt,  shitjet e biletave ranë nga 1.76 miliardë dollar më 2019, në 4.2 milionë  dollar, sipas grupit të konsulencës Artisan Gateway.

Ndërsa, teatror nuk është e sigurtë nëse do të hapen së shpejti, duke pritur javë, nëse jo muaj, më shumë mbyllje.

Vende si Italia, Koreja e Jugut dhe Japonia – tregu i katërt më i  madh në botë i arkave  filmike, po përballen gjithashtu me një numër të  konsiderueshëm rastesh, duke ‘shtypur’ më tej fitimet e filmit.

Tani në Itali janë konfirmuar 2500 raste, në Korenë e Jugut 4300 të infektuar, kurse në Japoni 221.

Edhe në Korenë e Jugut, nga viti në vit ka pasur rënie 80%, ndërsa vërehet frika nga virusi, transmeton lajmi.net.

Situata krahasohet me atë kur shpërtheu gripi i derrave më 2009, kur në Kore kishte 80.000 raste të infektuara.

Gjysma e teatrove të Italisë raportohet se janë të mbyllura, kryesisht në rajonin më të pasur verior të vendit.

Mbyllja e tyre ka rezultuar me një rënie të 44% të të ardhurave vetëm  në fundjavën e parë të mbylljeve. Fundjavën e kaluar, numri i  përgjithshëm u ul në 76% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërta Italia është shteti evropian me më së shumti të infektuar,  rastet në Francë, Gjermani dhe Zvicër po i mbajnë gjithashtu njerëzit  larg nga kinemaja.

Edhe në Lindjen e Mesme raportohet për rënie deri në 10 për qind.

Përveç mbylljes së teatrove, shumë premiera ndërkombëtare dhe turne janë anuluar.

Disney ka shtyrë premierën kineze “Mulan”, po ashtu edhe filmi i  shumë pritur i James Bond, “No time to die”, gjithashtu ka shtyrë  premierën tek fansat kinezë. Po ashtu, edhe teatrot italiane kanë  anuluar disa premiera.