Zvicra përfaqësohet në “Eurovision 2020” nga këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj

Zvicra përfaqësohet në “Eurovision 2020” nga këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj

Transmetuesi publik Zviceran SRF njoftoi sot se artisti me  nofkën Gjon’s Tears është zgjedhur të përfaqësojë shtetin helvetik në  “Eurovision 2020” me këngën “Répondez-moi”. Ai do të performojnë në  gjysmëfinalen e dytë më 14 maj.

Gjon’s Tears, emri i vërtetë i të cilit është Gjon Muharremaj është  këngëtar me prejardhje shqiptare. Babai i tij është nga Kosova, gjersa  mamaja e tij nga Shqipëria.

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit zviceran në “Eurovision”, që përfaqësohet nga një këngëtar me prejardhje shqiptare.

Pas më shumë se 10 vjetësh, Zvicra ka zgjedhur një këngë franceze për  konkursin e këngëve në “Eurovision”. Muzikanti 21-vjeçar Gjon, me  këngën e tij “Répondez-moi”, u zgjodh nga një panel i 100 anëtarëve të  audiencës dhe një juri ndërkombëtare që përfshin 20 ekspertë të muzikës  pasi paraqiti këngën e tij në një thirrje të hapur për hyrje në këtë  garë. Paneli dhe juria secili mbartnin nga 50 për qind të vendimit.

Tema e këngës është shumë personale për këngëtarin shqiptar dhe është  gjithashtu universale dhe flet për të gjithë. Gjon thotë në këngën e  tij: “Të gjithë pyesin veten pse ne jemi saktësisht këtu, nga vijmë dhe  ku po shkojmë. Këto janë pyetje kryesore, veçanërisht për njerëzit me  prejardhje migrante. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam  rritur në Zvicër dhe është shtëpia ime, këto janë pyetje për të cilat  mendoj shumë”.

Gjon’s Tears bashkë-shkroi këngën “Répondez-moi” me kantautorët  Xavier Michel, Alizé Oswald dhe producentin Jeroen Swinnen si pjesë e  një kampi të këngëtarëve në Zvicër. Kënga është përshkruar si kombinim i  zërave, korëve dhe vargjeve të përziera me rrahje moderne që krijojnë  një pamje të re dhe unike të tingullit.

Kush është Gjon Muharremaj?

Gjon Muharremaj, ia ka kushtuar zemrën dhe shpirtin e tij muzikës që  kur ishte fëmijë. Ai e përloti gjyshin e tij me interpretimin që i bëri  këngës “Can’t Help Falling in Love” së Elvis Presleyt si një nëntë  vjeçar. Nofka e artistit rrjedh edhe nga kjo përvojë: “Gjon Tears (Lotët  e Gjonit)”. “Pavarësisht nga gëzimi, trishtimi apo melankolia – Unë dua  t’i prek njerëzit me muzikën time në çdo mënyrë të mundshme”, thotë  këngëtari tani 21-vjeçar.

Gjyshi i Gjonit, i cili ka rrënjët shqiptare, u zhvendos e regjistroi  nipin e tij në konkursin e talenteve “Albanian Got’s Talent” në vitin  2010. 12-vjeçari i atëhershëm doli i treti në konkurs. Një vit më vonë,  ai arriti në gjysmëfinale në ekuivalentin zviceran të “Got’s Talent” të  Zvicrës dhe arriti në gjysmëfinalen e “The Voice of France” në vitin  2019.

Gjon e do artin në të gjitha format e tij. Ai ka një admirim të  thellë për kinemanë, është i apasionuar pas teatrit dhe i pëlqen të  tërheq frymëzim nga muzetë dhe galeritë e artit. Ndërsa muzika ka qenë  gjithmonë përparësia e tij kryesore, ai është i entuziazmuar për  përgatitjet e tij për “Eurovisionin” e këtij viti:

“Eurovision është ngjarja më e madhe muzikore dhe është e madhe për  një artist të jetë pjesë e saj. E vërtetë për sloganin e këtij viti –  “Open Up (Hapeni)” – Unë jam plotësisht i hapur për këtë aventurë unike  dhe mezi pres gjithçka që vjen me të”, thotë ai.

Ai vazhdon: “Dua të jap gjithçka që kam në Garën e Eurovizionit dhe  dua të krenohem me atë se kush jam, nga kam ardhur dhe atë që kam  arritur. Unë dua të frymëzoj njerëzit që të ndjekin rrugën e tyre me  këngën time ‘Répondez-moi’”, thotë artisti shqiptar.

Videoklipi i këngës “Répondez-moi”, ekipi i realizimit donin ta bënin  Gjonin të ngjallte emocione; Gjon dëshironte të krijonte botën e tij të  kujtimeve, ëndrrave dhe realitetit. Për këtë, Gjoni mori frymëzim nga  stili i një prej filmave të tij të preferuar, ‘Andrei Tarkovsky’. Nuk  ishte një sfidë e lehtë për artistin 21-vjeçar: “Xhirimet ishin më të  vështira sesa pritej sepse ne donim të përdornim elementë të vërtetë për  të krijuar shi, dëborë dhe zjarr”, tha ai. “Për të kontrolluar zjarrin  në skenën e luftës, kemi djegur tetë perde me siguri.”

Klipi u mbështet nga regjisori Janine Piguet i “lNred Production”,  Thierry Pradervand (kamera dhe redaktimi) dhe nga familja e tij. Të dy  prindërit e tij, si dhe vëllai dhe gjyshja e tij, mund të shihen në  videoklipin, i cili u xhirua në Bibliotekën Fribourg, në Zvicër dhe disa  vende të tjera.