Luana paralajmëron këngë të re

Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca ka paralajmëruar këngë të re

Luana, e cila kohëve të fundit është e angazhuar shumë me projekte televizive, nuk e ka harruar edhe muzikën.

Sot, ajo është para në Prishtinë, në studiot e producentit Çekiç ku ka shkruar se “është duke punuar për një këngë të re”.

“Nga Tirane ne Prishtine #StudioTime! Sot një ditë e gjatë pune por shumë produktive , Love It”, ka shkruar Luana.

Kujtojmë se Luana tashmë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikë ku edhe ka realizuar hite që kanë miliona klikime.