Puna e tyre jo vetëm që po vlerësohet brenda vendit, por edhe nga yjet më të mëdha botërore.
Tashmë lista e femrave të njohura në botë që janë veshur nga diznejtorët nga Kosova është e gjatë, e kësaj liste së fundi i është bashkuar edhe modelja e njohur, Daphne Joy.
34-vjeçarja me famë botëror së fundi ka qëndruar në Paris për Javën e Modës atje, ndërsa që zgjodhi të paraqitej me një fustan të punuar nga kreatorja gjakovare, Albina Dyla.
Një fustan i gjatë me material të tejdukshëm dhe shkëlqim i cili ia theksonte në mënyrë perfekte linjat e trupit, Daphne dukej tejet atraktive.
Daphne në postimet në e saj e quajti punën e Albinës art, “Magjia e Parisit me veshjen art të Albina Dylës”.
Kujtojmë që Daphne Joy ishte në lidhje me reperin e njohur 50 cent me të cilin ka një djalë.