Genta Ismajli me veshje super luksoze në paraqitjet me të dashurin, vetëm fustani i saj kap shifrën e 2300 eurove

Genta Ismajli me veshje super luksoze në paraqitjet me të dashurin, vetëm fustani i saj kap shifrën e 2300 eurove

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, tash e sa kohë është vënë në fokusin e syrit mediatik.

Që kur ajo e deklaroi publike lidhjen e saj me biznesmenin turk,  Huseyin Usta, Genta ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm të fansave të saj por  të gjithë mediave vendore dhe atyre turke.

Këngëtarja nga Gjilani është jo pak e përfolur edhe për jetën e saj luksoze që bën.

Për paraqitjet e saj gjithnjë me stil ajo investon thuajse  paralelisht me muzikën, si rrjedhojë kostumet e saj artistike kapin  shifra mjaft të larta.

Vetëm një nga fustan i saj i markës “Louis Vuitton”, me të cilën ajo  pozoi në një nga fotografitë e setit të fundit, kap shifrën e 2320  eurove.

Faqja “What they wearin” ka bërë të ditur vlerën e kësaj shifre,  sakrificë të cilën këngëtarja Ismajli e bën me dëshirën për t’u dukur  gjithnjë bukur para fansave të saj.

Genta përndryshe ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar fansat për një  projekt të ri muzikor me një emër të njohur turk, që do të publikohet  së shpejti.