Derisa po shijon suksesin e këtij projekti akoma, i cili tanimë ka kaluar shifrën e 18 milionë klikimeve në YouTube, ajo bën të ditur se po punon në projekte të tjera që pritet të lansohen në ditët në vijim.
E njëjta së fundmi në InstaStory ka bërë disa postime, përmes të cilave tregon se ka gati disa këngë megjithëse kërkon ndihmën e fansave se në çfarë zhanri dëshiron të vijë.
“Kemi shumë projekte të ndryshme gati, po çfarë dëshironi të publikojë tani?”, ka thënë në njërën prej imazheve 23-vjeçarja, ndërkohë që premton se ka ndryshime në këto prurje muzikore.
“Jam shumë e emocionuar për këtë vit dhe surprizat që kanë me ardh. Mezi po pres t’i ndajë bashkë me juve edhe me ndje energjinë bashkë. Gjithçka do jetë më ndryshe si zakonisht, po besoj që do ju pëlqejnë”, ka shkruar në tjetrin postim.
“Gjëja më e rëndësishme është se jam shumë e lumtur, dhe kurrë nuk kam qenë më falënderuese se tani. Ju dua secilin prej juve”, e përfundon shkrimin artistja.