Moment krenarie, Vesa Luma ndan një video të birit ku shihet duke bërë shqiponjën dhe vallëzuar nën ritmet e këngës ‘Morra fjalë’

Moment krenarie, Vesa Luma ndan një video të birit ku shihet duke bërë shqiponjën dhe vallëzuar nën ritmet e këngës ‘Morra fjalë’

Edhe pse jeton mijëra kilometra larg vendit, këngëtarja shqiptare po ia mëson rëndësinë e muajit mars djalit të saj.

Derisa populli ynë po e manifeston ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, këngëtarja Vesa Luma ka ndarë një video me vlera patriotike, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ndarë disa storie në Instagram ku rolin kryesorë kishte i biri i saj, i cili nderon sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari.

Liani shihet duke kremtuar festat e marsit duke bërë shqiponjën me duar teksa në sfond dëgjohet kënga nga Shkurte Fejza ‘Morra fjalë’.