Rosalind Walter ndërron jetë në moshën 95 vjeçare

Rosalind Walter ndërron jetë në moshën 95 vjeçare

Filantropja amerikane ka vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në New York.

Rosalind P. Walter, i njohur edhe si “Rosie the Riveter”, vdiq të Mërkurën në moshën 95 vjeçare në New York City, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Walter, e thirrur “Roz” nga miqtë e saj, kishte punuar në ndërrimet e natës në trupat metalikë të aeroplanëve luftarakë ‘Corsair’ në një fabrikë në Connecticut, një punë e rezervuar më parë për burrat.

Një kolonë gazete në vitin 1942 kishte lansuar një këngë për të ngritur moralisht veprën e Walter duke e quajtur atë ‘Rosie the Riveter’.

“Ajo është një pjesë e linjës së asamblesë. Ajo po bën histori, po punon për triumf”, thotë një pjesë e këngës së famshme. “Rosie, brrrrrr, Riveter.”

Walter lindi në Brooklyn më 24 qershor 1924. Ajo u martua me Henry S. Thompson, një toger me Rezerva Detare dhe një i diplomuar në Universitetin Stanford, dhe të dy kishin një djalë, të quajtur Henry, para se të divorcoheshin në vitet ’50.

Por, përtej frymëzimit të heroinës në kohën e luftës, Walter ishte një filantrope që mbështeti televizionin publik me disa programe në PBS dhe ishte përkrahësi më i madh i WNET në New York, duke financuar 67 shfaqje ose seriale duke filluar nga 1978.