Labinot Tahiri iu rikthehet koncerteve në diasporë

Labinot Tahiri iu rikthehet koncerteve në diasporë

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, vazhdon të jetë shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore të shumta.

Rreth dy vite më parë, ai kishte hequr dorë nga mbrëmjet e tij  muzikore jashtë kufijve, për t’u solidarizuar me shqiptarët e Kosovës që  ende s’kanë viza.

Aso kohe këngëtari ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, me çka  lobonte më shumë rreth ngritjes së çështjes së liberalizimit në  institucionet shtetërore.

Por mesa duket, së fundmi ai ka vendosur që ta thyejë këtë qëndrim që  ia kishte vendosur vetes, pasi tashmë Labi po mban koncerte edhe jashtë  vendit.

Këtë gjë e ka konfirmuar përmes disa fotografive të publikuara në  InstaStory, ku shihej me valixhe duke u bërë gati për të udhëtuar drejt  Belgjikës.

“Rrugës për Danimarkë. Mbrëmje muzikore live”, shkroi këngëtari Tahiri në mbishkrimin e një prej imazheve.

Labi ndërkohë vazhdon të jetë aktiv edhe në aspektin e prurjeve të  këngëve të reja, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku i tij.