Fifi kujton fillimet e vështira në muzikë 10 vite më parë: Isha një gocë e e panjohur që bënte vija melodike në studiot e Prishtinës

Fifi kujton fillimet e vështira në muzikë 10 vite më parë: Isha një gocë e e panjohur që bënte vija melodike në studiot e Prishtinës

Këngëtarja e njohur Fifi, sot është një emër mjaft i suksesshëm në tregun vendor të muzikës.

Përveçse këngëtare ajo është edhe kantautore, kompozitore dhe autore e  shumë teksteve të këngëve të interpretuara nga artistë të tjerë.

Fifi, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, e ka dashur muzikën qysh kur ishte fëmijë.

Ajo është lindur e rritur në Prishtinë, gjersa hapat e parë të  muzikës i mori me paraqitjen në spektaklet e talenteve në Shqipëri,  përkatësisht “Albanian Got’s Talent” në vitin 2010 dhe “The Voice of  Albania” në vitin 2011.

Megjithëse në të dyja këto kompeticione, rruga e saj nuk ishte shumë e  gjatë, Fifi nuk hoqi dorë dhe filloi të punojë nëpër studio të ndryshme  muzikore në Prishtinë.

Këtë periudhë të veçantë, ajo e ka kujtuar së fundmi përmes një  fotografie të publikuar në Instagram, ku shfaqej duke parë jashtë  dritares së aeroplanit, teksa kujton fillimet e saj para 10 viteve, kur  si një emër i panjohur realizonte demo nëpër studio të ndryshme të  kryeqytetit.

“Kam enderru diten qe ka me fillu me shku me i vizitu e mu argetu  bashke me shqipet ne mergim.. Kam enderru diten qe te medhenje e te  vegjel me i kendu fjale per fjale tekstet e kengeve te mija .. Kam  enderru diten qe me marr dashni prej publikut .. ka edhe shume gjera  tjera po spo i them te gjitha .. Sot jane bere 10 vjet prej audicionit  tim te pare .. 10 vjet prej nisjes te ketij rrugetimi kaq te lodhshem  por aq pasionant . PUBLIK I DASHTUN .. Po tmos ishit ju qe me rrini  afer, po tmos ishit ju qe me mbeshtesni e e doni muziken tem , une akoma  do isha thjeshte nje goce e panjohur qe ben Vija melodike neper studiot  e prishtines .. faleminderit”, ka shkruar Fifi në Instagram.

Kantautorja në fjalë u ngrit ndjeshëm në famë në vitin 2016 kur solli  disa bashkëpunime të suksesshme që u pritën mirë nga fansat, teksa edhe  para këtyre viteve njihej për disa këngë solo, të cilat kishin bërë që  emri i saj të dëgjohej nga dashamirësit e muzikës.