Ben Affleck thuhet se është në lidhje me Ana de Armas

Ben Affleck thuhet se është në lidhje me Ana de Armas

Ben Affleck dhe Ana de Armas janë në lidhje dhe e kanë konfirmuar romancën e tyre duke u puthur gjatë udhëtimit të tyre në Kubë.

Aktorët, të cilët u afruan gjatë xhirimeve të trilerit seksual, “Deep  Water”, janë parë duke u puthur në aeroport para nisjes me aeroplan  privat .

“Nuk ka dyshim se ata janë në lidhje”, ka thënë një burim i afërt me çiftin që janë fotografuar edhe disa herë në Havana.

Dy yjet kanë kaluar çaste bashkë duke dalë nëpër restorante në Kubë dhe duke shëtitur nëpër vende piktoreske.

47-vjeçari është baba i tre fëmijëve nga martesa me Jennifer Garner, ndërsa bukuroshja 31 vjeçare është yll në ngritje.