Ndërron jetë ylli i “Game Of Thrones” e “The Exorcist”, Max Von Sydow

Ndërron jetë ylli i “Game Of Thrones” e “The Exorcist”, Max Von Sydow

Aktori Max von Sydow ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Francë në moshën 90 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij.

“Me zemër të thyer, me pikëllim të madh dhe dhimbje të skajshme,  njoftojmë për humbjen e Max von Sydow më 8 mars 2020”, ka thënë agjenti  Jean Diamond në njoftimin e tij.

“Star Wars: The Force Awakens”, “Game Of Thrones” e “Extremely Loud  And Incredibly Close” – janë disa nga realizimet kinematografike për të  cilat ai ka qenë i njohur.

Ylli suedez debutoi në film në vitin 1949 në vendin e tij, para se të ndërtonte një karrierë të suksesshme në Hollywood.

“The Exorcist” dhe “Minority Report” janë realizimet tjera shumë të suksesshme të Von Sydow.