Kourtney Kardashian i lë nën hije motrat në fotosesionin për revistën “Health”

Kourtney Kardashian duket mahnitëse në ballinën e revistës së njohur.

Kourtney Kardashian ka pozuar për numrin e ri të “Health Magazine”, teksa erdhi joshëse në fustan të bardhë, shkruan lajmi.net.

Ajo dukej për mrekulli në kopertinën e revistës “Health”, duke treguar se është në mesin e 40-vjeçareve të famshme më seksi.

Në fotografinë që ndau me ndjekësit, Kourtney tha se ishte nder i madh për të që pozoi për këtë revistë.

Bukuroshja u komplimentua për faktin që vazhdon të jetë çdo herë në formën më të mirë.

Për ndryshe, Kourtney së fundi u bë top-lajm në mediet rozë për shkak të një mosmarrëveshjeje me motrën Kim, ku kjo e fundit u pa duke e goditur në fytyrë.