Rike Roçi: Jetoj në një provincë të Milanos, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalim për shkak të virusit

Rike Roçi: Jetoj në një provincë të Milanos, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalim për shkak të virusit

Modelja nga Shqipëria, Rike Roçi, prej vitesh jeton dhe vepron në Itali, derisa atje vazhdon edhe karrierën prej modeleje.

Duke qenë se Italia është një nga vendet më të prekura nga virusi  vdekjeprurës coronavirusi, ajo së fundmi tregon se është izoluar në  shtëpinë e saj në Milano.

Madje, e njëjta në një telefonatë në “Procesin Sportiv”, tregon se  ndodhet në një provincë të shpallur si zonë e kuqe dhe se çdo hyrje apo  dalje kontrollohet nga policia.

“Unë jetoj në një provincë të Milanos, është një zonë e kuqe, jemi në  karantinë dhe nuk mund të dalim nga vendi pasi është rrezik i virusit.  Mund të dalim vetëm në raste emergjente apo për punë. Çdo provincë është  e kontrolluar nga policia, që kontrollojnë hyrjen dhe daljen”.

“Supermarketet janë të hapura deri në 18:00, mund të futem nga dy  deri në pesë veta, gjithmonë duke mbajtur distancë mbi një metër.  Shkollat janë të mbyllura, teatrot, kinematë. Na kanë thënë që të mos  përhapim panik, por thjesht për të evituar përhapjen e virusit pasi  spitalet këtu nuk mund të përballojnë shumë të infektuar, sidomos në  terapinë intenzive”.

“Kush kanë gjetur vdekjen, ata janë të moshës së tretë. Aktualisht  lexoj, kemi Netflix, rrimë me të shtëpisë më shumë. Nuk mund të shikojmë  as evenimente sportive, pasi janë të ndaluara deri më 3 prill. Nuk mund  të dalim as nga komuna, jashtë ka polici dhe shqiptarë”, ka thënë mes  të tjerash Roçi.