Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez mbledhin mbi tre milionë euro për luftën ndaj coronavirusit

Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez mbledhin mbi tre milionë euro për luftën ndaj coronavirusit

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i  saj, reperi Fedez, po bëjnë pjesën e tyre për të luftuar krizën ndaj  coronavirusit.

Të hënën, çifti, përmes një donacioni personal prej 100,000 eurosh,  ndihmuan në mbështetjen e spitalit San Raffaele në ndihmë të trajtimit  të rasteve me virusin vdekjeprurës.

“Shpresojmë që kjo iniciativë të rrisë ndërgjegjësimin midis njerëzve  ndaj krizës aktuale – coronavirusit, e cila po prek të gjithë ne”, kanë  thënë Ferragni dhe Fedez në një deklaratë.

Projekti, i arritshëm në ‘gofundme.com/f/coronavirus-terapia-intesiva’, u  zhvillua në bashkëpunim me Alberto Zangrillo, drejtues i departamentit  të kujdesit kardiovaskular dhe të përgjithshëm të spitalit Milanese.  Përmes lidhjes, çdokush mund të dhurojë, duke filluar nga 5 euro.

“Ky është një kontribut konkret, të cilin ne e vlerësojmë  jashtëzakonisht shumë dhe që shpresojmë se mund të jetë një shembull për  shumë njerëz”, tha Zangrillo.

“Ne vazhdojmë betejën tonë, të cilën do ta fitojmë, kundër kësaj  urgjence të jashtëzakonshme, ku kujdesi intensiv është shansi i vetëm  për të kuruar pacientët më të prekur [nga virusi]”, vazhdon më tej ai.


Ferragni azhurnoi 18.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram duke  njoftuar se ata kishin mbledhur gjithsej dy milionë euro për kauzën.

Bulgari, Dolce & Gabbana, Versace, LVMH Moët Hennessy Louis  Vuitton, Kering, Alibaba, L’Oréal, Estée Lauder Cos Inc., Shiseido Co.  Ltd dhe Swarovski janë gjithashtu ndër kompanitë që kanë bërë donacione  për të mbështetur luftën kundër virusit.