Gjendet e vdekur në makinë, ish – e dashura e Floyd Mayweatherit me të cilën ka 3 fëmijë

Gjendet e vdekur në makinë, ish – e dashura e Floyd Mayweatherit me të cilën ka 3 fëmijë

Josie Harris – e cila ka 3 fëmijë me bokserin, Floyd Mayweather, u  gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Valencia, të hënën në mbrëmje në  Kaliforni,  konfirmon TMZ.

Burimet thonë se zyrtarët u thirrën në shtëpinë e saj rreth orës 9:30  të mëngjesit dhe gjetën 40-vjeçaren Harris pa ndjenja në makinën e saj.

Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti i vdekjes është duke u hetuar, teksa ka prentendime që mund të jetë vetëvrasje. 

Josie kishte një marrëdhënie tronditëse me Mayweather. Ai u dënua për  sulmimin e saj në një incident të dhunës në familje në vitin 2010 dhe i  cili më vonë u dënua 2 muaj me burgim.