Naomi Campbell harron të dukurit në modë, shkon me kostum special mbrojtës në aeroport

Naomi Campbell harron të dukurit në modë, shkon me kostum special mbrojtës në aeroport

Naomi Campbell ka ndarë me ndjekësit e saj masat paraprake që  po ndërmerr për të siguruar që ajo të mbetet pa mikrob gjatë udhëtimeve  në mes të shpërthimit mbarë-botëror të coronavirusit.

Si supermodele, Campbell është mësuar të udhëtojë e veshur gjithmonë  me shumë stil, por ndërsa frika përreth përhapjes së COVID-19 vazhdon të  rritet, 49-vjeçarja duket se është më e interesuar të qëndrojë e  shëndetshme sesa të duket magjepsës.

Të martën, Campbell postoi një seri fotografish të saj në Aeroportin  Ndërkombëtar të Los Angelesit në Instagram, në të cilat shihej e veshur  me një kostum të bardhë special për mbrojtje (i quajtur Hazmat), një  maskë fytyre blu, syze sigurie dhe doreza ngjyrë vjollcë.

Imazhi i parë tregon modelen që pozon në terminalin e aeroportit për  të treguar veshjen e saj të plotë, e cila është e aksesuar me ngjyrat  bardh e zi dhe një valixhe që përputhet me veshjen.

Fotografia e dytë e paraqet Campbellin të ulur në vendin e saj në  aeroplan me një pelerinë kafe të shtruar mbi supet e saj për ta mbajtur  të ngrohtë gjatë fluturimit.

Shumë nga ndjekësit dhe miqtë e famshëm të Campbell komentuan mbi  postimin, i cili prej asaj kohe ka marrë më shumë se 470,000 pëlqime.