Me poza atraktive, Rita Ora paralajmëron publikimin e këngës së re “How to be lonely” në mesnatë

Me poza atraktive, Rita Ora paralajmëron publikimin e këngës së re “How to be lonely” në mesnatë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është në prag të lansimit të këngës së saj më të re “How to be lonely”.

Kompozimin e kësaj kënge, Rita ia ka besuar sensacionit të momentit  në Angli, producentit dhe këngëtarit Lewis Capaldi, i cili fitoi dy  çmime ‘Brits’ sivjet.

Rita gjatë këtyre ditëve ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet  sociale imazhe të ndryshme nga xhirimet e klipit, në të cilin do të  shfaqet mjaft provokuese dhe atraktive.

Së fundmi, Ora ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të  tjera, në të cilat shfaqet mjaft tërheqëse me modelin e saj të flokëve  të shkurtra dhe të lagura.

Në mbishkrimin e fotografisë, 29-vjeçarja bëri të ditur se këngën  “How to be lonely” mund ta blejnë paraprakisht në platformat e muzikës,  para se ajo të publikohet të premten e datës 13 mars.

“‘How to be lonely’, do të lansohet në mesnatë, kush është gati”, pyeti artistja me origjinë shqiptare në Instagram.

Ky projekt muzikor i Ritës vjen pas një periudhe të gjatë mungese  prurjesh projekte të reja, që pas publikimit të albumit të saj “Phoenix”  në fund të vitit 2018, sukseset e të cilit i shijoi përgjatë vitit  2019.

Përveç muzikës, Rita Ora është e angazhuar edhe si aktore në filmin  “Twist” ku ka rol kryesor, si anëtare jurie në spektaklin “The Masked  Singer”, si sipërmarrëse në markën e pijeve alkoolike “Prospero  Tequila”, si dhe si blogere e reklamimit të markave të njohura  ndërkombëtare si: “Deichmann Shoes”, “Thomas Sabo” dhe “Escada”.