Mozzik reagon lidhur me panikun e përhapur: Dhunë psikike, asgjë nuk është në dorën tonë njerëz

Mozzik reagon lidhur me panikun e përhapur: Dhunë psikike, asgjë nuk është në dorën tonë njerëz

Reperi i njohur Mozzik bëri së fundmi një status në rrjetin  social Facebook për fansat e tij dhe të njëjtin më pas e shpërndau edhe  në Instagram.

Ai e ka cilësuar si një dhunë psikike panikun e përhapur për shkak të coronavirusit.

Tutje, reperi me prejardhje nga Ferizaj shton se është mirë që të ndërmerren masa për preventim, por që gjërat nuk varen nga ne.

Mozzik i motivon fansat që të vazhdojnë të mbajnë pastërtinë dhe të  jenë të kujdesshëm, teksa temën e coronavirusit po esheh më shumë si  panik me interes për mediat, bizneset dhe politikën.

Ky është statusi i plotë i reperit (pa ndërhyrje):

“DHUNË psikqike , panikë të qrregulluar pashë në facebook e  gjithkun rreth virusit .. O ani bre mu kujdes osht mire secilen dite te  jetes me ia dediku pastertise e shendetit. Edhe mos me na ni sbon , po  te pakten panikun e dhunen ndaj mendjes ta ndalojme! Laj durt deri  t’nalet uji mos u hjek prej qeshmes kurre, easy Amo kurgjo amo hic  kurgjo skemi ndore na!”.