Edhe Rita Ora e mohon lidhjen me Joey Essex, me të cilin u fotografua duke dalë nga apartamenti i saj

Edhe Rita Ora e mohon lidhjen me Joey Essex, me të cilin u fotografua duke dalë nga apartamenti i saj

Ajo u fotografua duke lënë apartamentin e saj nën shoqrinë e Joey Essex javën e kaluar, me një mori miqsh të famshëm.

Dhe Rita Ora, 29 vjeçe, ka pranuar se është ‘e fiksuar ’me ish-yllin e “Towie” dhe e do mënyrën se si ai aktron dhe bisedon.

Ndërsa Rita dhe Joey kanë sqaruar se ata nuk janë asgjë më shumë se  miq, ajo e ritheksoi këtë para gazetarëve Jamie Theakston dhe Amanda  Holden në një intervistë në “Heart FM” të premten.

Ajo tha: “Unë e dua televizonin dhe unë i dua spektaklet. Njerëzit që  më njohin, e dinë këtë për mua. Pavarësisht se ku jam në botë, gjërat  që kam parë njerëzit që kam takuar, spektaklet televizive janë si gjëja  më e afërt për zemrën time”.

“Unë mendoj se më fiksojnë më shumë yjet e reality-TV, sesa njerëzit që takoj në realitet, sinqerisht për Zotin”, shtoi ajo.

“Unë u fiksova me Joeyn dhe mënyrën se si ai aktron, bisedon dhe  gjithçka, dhe isha një lloj si: ‘Unë duhet të rri me këtë djalë’ dhe  fjalë për fjalë kjo ishte ajo, kjo ishte në fund të fundit dhe unë jam  një person miqësor”, pohoi Rita.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë tha se përkundër thashethemeve për  veten dhe Joeyn, ajo është plotësisht beqare – dhe madje kjo citohet  edhe në këngën e saj të re e cila titullohet “How to be lonely”, që që  përkthyer në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”.

Duke iu drejtuar thashethemeve për Joeyn, ajo vazhdoi: “Është  çmenduri, pse njerëzit nuk mund të jenë miq. Sinqerisht është e  bezdisshme”.

Rita gjithashtu u shfaq në një tjetër intervistë për “Capital FM” në  mëngjes me gazetarin Roman Kemp, dhe atje ajo përshkroi se si e gjen  veten ‘të çliruar’ pas ndarjes nga dikush.

Rita nuk i referohet se cila ndarje ishte kjo, por ato më të  spikaturat përfshijnë emrat e njohur Andrew Watt dhe Andrew Garfield.

Ajo i tha moderatorit: “Në thelb ajo që unë doja për këtë këngë,  ishte se e dëgjova atë dhe isha si në mes të rrugës me sa mbaj mend, ju e  dini, duke u ndjerë e copëtuar dhe mua më pëlqeu”, kujtoi Ora.

“Dhe të gjitha ato gjëra, ndaj unë thjesht mendova ju e dini se  çfarë, unë mendova se ndonjëherë është me të vërtetë ‘cool’ dhe  çliruese, dhe unë kam qenë duke kaluar një fazë ku unë kam qenë me të  vërtetë mirë në të qenit vetëm”, tregoi ajo.