Tuna për coronavirusin: Ju thash, nuk ma besonit

Tuna për coronavirusin: Ju thash, nuk ma besonit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, muaj më parë kishte realizuar një set fotografik, ku ishte shfaqur me maskë.

E kur jemi ta maska, ky mjet mbrojtës është kthyer në një ndër  produktet më të kërkuara së fundmi në treg, për shkak të përhapejs së  coronavirusit.

Duke marrë paraysh që fotografitë me maskë i kishte realizuar kohë më  parë, këngëtarja vendosi që me shaka në postimin e fundit të tregojë se  e kishte “parashikuar” në një lloj forme përhapjen e një virusi.

Teksa ka publikuar një nga fotgrafitë me maskë në InstaStory, Tuna shkroi në mbishkrimin e saj: “Ju thash – s’ma besojshit”.

Për rastësi, rreth një vit më parë, Tuna ka publikuar edhe albumin më  të suksesshëm në karrierës, e saj, “Furtuna”, ku një prej këngëve me  titullin “Krejt mu kan përzi”, iu dedikohej virozave të përhapura në  tekstin e saj.

“Do viroza; Nëpër botë tuj kalu; Do viroza; Pse më kapin vetëm  mu? A viroza; A u deshtëm pa kontrollë? A viroza; A me hile ma ki bo?”, citoheshin në vargjet e kësaj kënge, tekstin e së cilës e ka shkruar Aida Baraku.