Luana Vjollca fton publikun në një lojë vizuale, por propozimi i saj duket absurd nga Olti Curri

Pasi që të gjithë po qëndrojnë të mbyllur, Luana u ka propozuar publikut një lojë.

Koronavirusi ka detyruar shtetasit e Shqipërisë të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Në një moment të tillë është normale të krijohet edhe një lloj monotonie, por Luana Vjollca ka menduar diçka për këtë situatë.

Ajo u ka propozuar publikut që të publikojnë foto me arush pellushat e tyre që kanë në shtëpi dhe të zgjidhet një fitues për imazhin më të bukur.

Por kjo ide duket absurde nga Olti Curri i cili kritikon publikisht moderatoren.