Nëse ka një çift shqiptar që përbën interes të madh publik, ata janë aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku.
E ftuar në “E Diell” në Top Channel, Rudina rrëfeu të gjitha detajet e njohjes së saj me Markun, raportin me vajzat e tij, takimin e parë, mbarëvajtjen e biznesit ,si dhe për herë të parë, foli hapur për ndikimin psikologjik që kanë pasur komentet negative të rrjeteve sociale kur ajo postoi fotografinë me partnerin e saj.
“Me thënë të drejtën kuptova që kisha rënë unë brenda me të, fillova të emocionohesha pak si tepër nga ai dhe mezi prisja të mbaroja punët që të mos e harroja takimin me Markun”, kujton Dembacaj për shkëndijat e para të dashurisë me ish-deputetin.
“Në biznes jemi 50 me 50 pasi jemi ortakë dhe unë s’e kam parë kurrë Markun për lekët e tij. Unë dua shumë dhe fëmijët e tij”, është shprehur më tej aktorja.
Por si e ka përjetuar Dembacaj shpërthimin e rrjeteve sociale kur ajo publikoi në Instagram fotografinë me Markun: “Dy ditët e para kisha shumë rrahje të shpeshta zemre dhe sinqerisht mendova që nga fundi i ditës së dytë, të merrja një qetësues. Shkova në farmaci sepse gjithë ky negativitet filloi të më shqetësonte shumë, hapa derën e farmacisë dhe i thashë: ‘Dua një kolinoz’”.
Duke buzëqeshur, ajo ndryshoi mendje në minutë të fundit sepse, sipas saj, në fund të fundit kishte bërë atë që kishte dashur, punë e madhe çka mendonin të tjerët.