Tayna duket në formë të mahnitshme teksa pozon pranë makinës luksoze nga New Yorku

Tayna duket në formë të mahnitshme teksa pozon pranë makinës luksoze nga New Yorku

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, tash e disa ditë është izoluar në New York, për shkak të përhapjes së coronavirusit tanimë në mbarë botën.

Këngëtarja, e cila në Instagram numëron 1.3 milion ndjekës, nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), 23-vjeçarja ka sjell një imazh atraktiv teksa ka pozuar pranë veturës luksoze “Rolls Royce”.

“Po, nëse hipni me mua ne shkojmë vetëm në maje”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi.


Ndërsa, me t’u publikuar fotoja ka marrë mbi 700 komente dhe me mbi 35 mijë pëlqime.

Si shumë nga artistët e tjerë, Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) është detyruar t’i anulojë disa koncerte, përfshirë edhe këtë në Amerikë.

Ndërkohë që, e njëjta po vazhdon të transmetojë këshilla dhe mesazhe inkurajuese të ndryshme për fansat në rrjetet sociale.