Afërdita Dreshaj shfaqet në top formë, vjen tërheqëse me një pozë nga pasqyra

Afërdita Dreshaj shfaqet në top formë, vjen tërheqëse me një pozë nga pasqyra

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, derisa zgjon interesim të madh me postime të ndryshme tek publiku.

Ajo në Instagram publikon imazhe dhe video të ndryshme, së cilës në koleksion nuk i mungojnë as pozat provokuese.

Duke qenë se është tejet e përkushtuar pas palestrës, e njëjta së fundmi ka publikuar një fotografi pas ushtrimeve në llogarinë e saj zyrtare.

Ajo ka vënë në pah linjat trupore dhe natyrisht se me këtë vazhdon të mbajë primatin e artisteve më joshëse në estradë.


“Qëndro aktiv”, ka qenë përshkrimi i fotos.

Biondja ndryshe tash e një kohë është shpërngulur në Amerikë, aty ku edhe vazhdon jetën dhe karrierën e saj.

Ndërkohë, në muzikë prej vitesh nuk ka qenë aktive dhe deri më tani nuk ka paralajmëruar ndonjë prurje të re muzikore.