Rita Ora u ka kërkuar njerëzve që të ‘ndalojnë përhapjen’ e coronavirusit ndërsa ajo doli e veshur me motive të vetë-modeluara të bluzave me mesazhe ndërgjegjësuese, të enjten në mbrëmje.
Këngëtarja 29 vjeçe, u pa duke lënë shtëpinë e saj në Londër me motrën e saj Elenën pasi zbuloi logon e re për të inkurajuar popullsinë të ndihmojë në përpjekjen dhe ndalimin e përparimit të pandemisë COVID-19.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” kishte veshur një maskë mbrojtëse kirurgjikale ndërsa doli jashtë veshur me një palë xhinse.
Panelistja e spektaklit “The Masked Singer” e kompletoi dukjen e saj me një palë çizme të bardha.
Pavarësisht se londinezët inkurajohen të qëndrojnë brenda për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, Rita iu bashkua motrës së saj Elenës për një shëtitje në mbrëmje.
Bukuroshja, e cila është dy vjet më e madhe se Rita dhe punon si menaxhere e saj, gjithashtu ishte e veshur me një nga bluzat e reja ndërgjegjësuese për coronavirusin.