Kur Kim Kardashian debutoi me veshjet e saj me latex gjatë Javës së Modës në Paris në fillim të këtij muaji, ajo i bëri fansat e saj të pyesin se si ajo i shtrydhi linjat e saj në rrobat e ngushta.
Dhe në episodin e ditës së enjte të “Keeping Up With The Kardashians”, shikuesit më në fund panë se si Kimi sakrifikonte rehatinë e saj për t’u dukur bukur dhe me stil, pasi ajo shtrydh veten në një veshje të ngushtë, me ndihmën e disa asistentëve.
Ky episod tregon se si ylli vuan për modën ndërsa përpiqet të tërheqë materialin e gomës mbi gjymtyrët e saj.
“Oh dreq, lëkura ime dhemb”, tha 39-vjeçarja duke përtyput frymën e saj, ndërsa tërheq mëngët.
“Kush shkon në kishë me latex?”, bërtet Kourtney përgjatë videos me shaka. “Ne e bëjmë”, përgjigjet Kim.
Kourtney, 40 vjeçe, më pas bën një koment ku thotë se sa e vështirë do të jetë për të, të shkojë në banjë me këtë veshje.
“Unë fjalë për fjalë ndjehem sikur tërhoqa një muskul në shpatull”, tregon nëna e katër fëmijëve me shaka ndërsa vishet nga stilistja Marni Senofonte.
Pasi ajo shtrydhet në veshjen e ngushtë, Kim shprehet: “Unë jam kaq e etur”, dhe kap një pije aty pranë për t’u fteskuar.