Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po e shijon suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor në bashkëpunim me Cricket, “Një herë në jetë”. Kënga është pritur mirë nga publiku dhe kjo gjë vërehet edhe nga komentet e shumta që këngëtarja ka marrë në rrjetet sociale. Një nga komplimentet më të mira që i ka arritur si mesazh, këngëtarja ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Përveç mesazhit, Dafina ka shkruar edhe disa fjalë falënderimi për të gjithë ata që e mbështetin. Sipas këngëtares, kjo çfarë po ndodh është një përjetim i momentit që s’do ta harrojmë kurrë, por që duhet të bëjmë atë që të gjithëve u sugjerohet të bëjnë – pra të rrimë në shtëpi. “Ju falënderoj të gjithë për koplimentet! Shpresoj që jeni gjithë mirë dhe të kemi durim! Rrini në shtëpi! Ky është një përjetim që s’kemi me e harru kurrë…Kështu që le të mundohemi të bëjmë kujtime të bukura në këto ditë të vështira…Ju jeni vet arsyeja pse unë mbushem me inspirim dhe bëj muzikë ku ne e gjejmë mesin tek njëri-tjetri…Ju dua”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në InstaStory.
Dafina Zeqiri: Ky është një përjetim që s’do ta harrojmë kurrë

Dafina Zeqiri: Ky është një përjetim që s’do ta harrojmë kurrë